Categories Lajme, Politike

Vetëvendosje tregon detaje nga takimi i Albin Kurtit me ambasadorin e SHBA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i bindur për formimin e shpejtë të qeverisë së re dhe thellim të marrëdhënieve bilaterale me SHBA-të. Në një njoftim për mediat Lëvizja Vetëvendosje jep detaje nga takimi mes Kurtit dhe ambasadorit amerikan Philip Kosnett, që vjen pasi VV fitoi zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. “Ambasadori, z. Kosnett uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje duke i dëshiruar sukses të mëtejmë. Ai uroi që nga ky proces sa më parë të kemi një qeveri e parlament funksional.

Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re, dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”, thuhet në njoftim.

Pas takimit me Kurtin, Kosnetti ka shfrytëzuar rrjetet sociale, për të kërkuar formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re. “Pata kënaqësinë ta takoj Albin Kurtin për t’ia uruar Lëvizjes Vetëvendosje fitoren dhe për të diskutuar për rrugën e Kosovës përpara.

U bëjmë thirrje palëve të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe Kuvend që u shërben të gjithë qytetarëve dhe që adresojnë të gjitha sfidat urgjente”, ka shkruar Kosnetti në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME