Categories Lajme

Vetëvrasja e Bedrie Lokës, çfarë do të ndodhë me fatin e fëmijëve të saj?!

Kujdesi për djemtë e mitur të Bedrie Lokës nuk do t’u lihet familjarëve të babait të arrestuar.

Megjithëse nuk ka ende një kërkesë zyrtare në gjykatën e Durrësit për caktimin e kujdestarisë, fëmijët e kanë shprehur vullnetin për kujdestarët ligjorë. Për djalin 10-vjeçar pritet të jetë motra e madhe, ndërsa për Kledjanin 16 vjeç, njëri nga dajat. Ndërkohë autoritetet vendore kanë nisur ndihmën për ta.

Pas ngjarjes traumatike, motra e madhe, Lina siç i  thërrasin vëllezërit, ka marrë rolin e prindërve, ndërsa vëllai 18-vjeçar do të vazhdojë të punojë jashtë vendit për të ndihmuar familjen.

“Shërbimi Social ka nisur të veprojë dhe dihet që fëmijët duhet të trajtohen me terapistë traumash, po dhe kujdestaria që do të merret duhet të vëzhgohet pasi dihet që dhe familjet nga ana e nënës dhe e babait janë në traumë me problemet e tyre jetike”- shprehet Afërdita Mehmeti terapiste traumash.

Sipas specialistëve, trajtimi i fëmijëve me shërbime psiko-sociale duhet të jetë i menjëhershëm dhe afatgjatë, por edhe familjet e prindërve të tyre kanë nevojë për ndihmë profesionale, për të lehtësuar traumën dhe zgjidhur konfliktet mes tyre për të mos rënduar më tej gjendjen. Në këtë situatë dhe siguria merr përparësi, pasi shtëpia e familjes Loka ka shërbyer vazhdimisht si mollë sherri mes nënës së tyre dhe familjarëve të babait të arrestuar.

“Duhet të vlerësohet mirë ku rrinë, komuniteti ku janë, me çfarë përballen në familje, pra duhet një vlerësim shumë i mirë dhe i detajuar, pasi fëmijët janë në traumë dhe kalojnë në postrauma që duan një kohë të gjatë për t’u trajtuar.”

Në fundin tragjik të 41-vjeçares, rol pati dhe mungesa e mbështetjes psiko-sociale në komunitet.

“Nëse ajo do të kishte bashkëpunim, asaj nuk do t’i ishin mbyllur të gjitha shtigjet për të kaluar në vetëvrasje. Kemi të bëjmë me një depresion të rëndë që u nxit dhe nga mospërkrahja e komunitetit, familjeve që e çoi në vetëflijim.

Pas tragjedisë, një grup pune i ngritur nga Shërbimi Social pranë bashkisë së Durrësit ka nisur zbatimin e një plani ndërhyrjeje për t’i ardhur në ndihmë 4 fëmijëve që mbetën jetimë nga nëna dhe me baba të arrestuar nën akuzën e keqtrajtimit sistematik që çoi drejt fundit tragjik nënën e tyre. Plani fokusohet në shërbime psiko-sociale, ligjore dhe ekonomike, duke vlerësuar çdo mundësi për fëmijët, përfshirë dhe një punësim më të mirë për vajzën e madhe të familjes, si dhe edukimin e djemve të mitur.

Ndërsa Argjendi, djali i vogël i Bedries ndjek arsimin fillor, përpjekje po bëhen që djalit adoleshent të familjes Loka t’i ofrohet mundësia për të mësuar një zanat. I detyruar edhe nga rrethanat familjare, 16-vjeçari nuk e ka nisur arsimin e mesëm, po ka hyrë në punë për të ndihmuar familjen, ashtu si dhe motra e vëllai më i rritur.

Në pritje të kërkesës, do të jetë gjykata e Durrësit që do të vlerësojë dhe caktojë kujdestarët ligjorë që do të ofrojnë kushtet më të mira për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të familjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME