Categories Lajme

Atentati ndaj Zamir Kalemit, Policia: 15 mijë euro shpërblim kush jep informacion të vlefshëm

Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit ndaj Zamir Kalemit, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmë në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë.

Për rrjedhojë Policia ofron shumën 15 000 euro shpërblim për këdo që jep informacion të vlefshëm për autorët e atentatit.

Uniformat blu kanë vënë në dispozicion numrin e kontaktit +355694111546 për qytetarët që mund të kenë të dhëna për autorët, ndërsa garanton anonimatin e çdo telefonuesi.

Zamir Kalemi 41 vjeç ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Smart”, kur persona të panjohur qëlluan me breshëri plumbash ndaj tij. Për fat të mirë 41-vjeçari mori plagë të lehta në këmbë dhe ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se në momentin ku plumbi ka kapur 41-vjeçarin në këmbë, ai ka humbur kontrollin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pak pas atentatit policia gjeti një makinë të djegur në zonën e Bërzhitës, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët që qëlluan me armë zjarri Zamir Kalemin.

Nga verifikimet paraprake, targat e automjetit AA 968 JD, të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018, dhe po ashtu edhe mjeti tip “Nissan”, ngjyrë gri me targë MHY6650, i cili rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13.02.2023.

Policia njofton se nga analiza e rethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi.

Zamir Kalemi është personazh i njohur për policinë. Në vitin 2020 Zamir Kalemi u arrestua për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

41-vjeçari është vëlla i Andrea Kalemit gjithashtu personazh i skeduar më parë nga policia. Andrea Kalemi i ka shpëtuar disa atentateve në Greqi. Së fundmi ai u plagos me thikë në burgun e Koridhalos në Greqi.

Andrea Kalemi
Andrea Kalemi

Zamir Kalemi dhe Andrea Kalemi janë të afërm të Aleksandër Sadikajt, u cili mbeti i vrarë në 11 qershor 2022 në afërsi të TEG në një atentat me eksploziv që ishte vendosur poshtë makinës me të cilën po udhëtonte.

Atentati i i mbrëmjes së kaluar ndaj Zamir Kalemit dyshohet të jetë vijim i sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikajt dhe biznesmenit Edmond Papa.

Vëllai i Zamir Kalemit, Andera Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ngjarje e ndodhur 6 muaj pas vrasjes së nipit të tij Aleksandër Sadikaj.

Aleksander Sadikaj
Aleksander Sadikaj

Vrasja e Edmond Papës është perceptuar si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andrew Bode. Në dosjen hetimore përmendet gjithashtu edhe emri i Kalemit.

Edmond Papa
Edmond Papa

Njoftimi i Policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, më datë 12.01.2024, ju informojmë se:

Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës”, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Zamir Kalemi, i vitlindjes 1983, si pasojë ky shtetas ka marrë disa plagë me arrmë zjarri, dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer veprimet e nevojshme procedurale, ka këqyrur vendin e ngjarjes, ka këqyrur vendin e djegies së automjetit të përdorur nga autorët, ka sekuestruar provat materiale, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit disa shtetas, ka sekuestruar dhe po vazhdon këqyerjen e pamjeve filmike në afërsi të vendit të ngjarjes.

Aktualisht grupi hetimor vazhdon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera të rëndësishme për hetimin.

Nga verifikimet paraprake, targat e automjetit AA 968 JD, të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018, dhe po ashtu edhe mjeti tip “Nissan”, ngjyrë gri me targë MHY6650, i cili rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13.02.2023.

Nga analiza e rethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën e publikut për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe për çdo informacion të vlefshëm vendos në dispozicion shumën prej 15 000 euro, dhe informacioni mund të jepet në numrin +355694111546, duke garantuar anonimatin e çdo telefonuesi.

Informacione më të detajuara do të japim për mediat dhe për publikun, në vazhdim të hetimeve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME