Categories Politike

“Vetting me 2 standarte”, PD akuzon Ramën: Po mbron Donika Prelën, ka në dorë dosjen 339

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata gjatë një deklarate për mediat tha se Prokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela ka në dorë dosjen 339, me përgjimet e Vangjush Dakos, dhe sipas tij, për këtë arsye Kryeministri do të ndërhyjë fort që ta mbajë atë në detyrë.

Gjata tha se Prokuroja po tolerohet në procesin e saj të VETTING-ut, ku sipas tij problemi më i thellë në vend është standardi i dyfishtë i këtij procesi.

“’Çështja është  se çfarë deklaroi kjo zonjë para organeve të VETTING-ut. Në momentin  që zyrtari i ONM-së  e pyeti Donika Prelën se pse bashkëshortin i saj nuk paguan taksa, ajo tha se nuk kemi të njëjtin standard. Bashkëshorti i saj falet dhe nuk ka asnjë përgjegjësi kur nuk paguan taksa. Biznesmenët pa përkrahje politike, që nuk kanë lidhje me pushtetin, që i shërbejnë qytetarëve futen në burg. Kemi një shkelje të prokurores së krimeve të rënda Donika Prelës, e cila nuk duhet të qëndrojë asnjë sekondë më shumë në detyrë vetëm për këtë shkak.  Prela mban të mbyllura dosjet në favor të pushtetit dhe të kryeministrit, duke nisur nga dosja 339 e Dakos”, – tha ndër të tjera Gjata.

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata  iu referua seancës dëgjimore në KPK ndaj Prelës, ku komisioni zbuloi se për disa vite, bashkëshorti i saj nuk ka paguar taksat mbi pagën pasi ka punuar në të zezë si inxhinier ndërtimi në një kompani private.

Ai u ndal edhe tek arsyetimi i prokurores, e cila gjatë debatit me përfaqësuesin e ONM-së në seancën dëgjimore tha:  “Bashkëshorti im ka nënshkruar një kontratë dhe i është përmbajtur detyrimeve të saj. Legjislacioni shqiptar ngarkon me përgjegjësi punëdhënësin për detyrimet dhe nuk ka asnjë dispozitë që tregon se tatimi në burim mund të paguhet në mënyrë vullnetare”.

“S’është çështja e realitetit, po 2 standartizimi. Pse për bashkëshorten e Perlës, njishi i drejtësisë, që duhet te zbatojë ligjin e para, nuk zbatohet”, – tha Gjata duke komentuar deklaratën e Prelës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME