Categories Lajme

Vettingu, KPK konfirmon në detyrë kryeprokurorin e Krujës, familjarët e presin me puthje e duatrokitje (VIDEO)

Drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që është shkalla e parë e procesit të vettingut, nëse Komisioneri Publik nuk do e ankimojë në Komisionin e Apelimit këtë vendim brenda 15 ditësh. Vendimi është pritur me duatrokitje në sallë nga familjarët e prokurorit.

Në përfundim të hetimit administrativ për të tre kriteret e rivlerësimit, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aspektin profesional, trupa gjyqësore e KPK-së vendosi të konfirmojë në detyrë kryeprokurorin e Krujës.

Çano është vlerësuar pozitivisht për pastërtinë e figurës. Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara nuk ka gjetur kontakte të drejtuesit të Prokurorisë së Krujës me persona me lidhje me krimin e organizuar, duke rekomanduar përshtatshmërinë e tij për vazhdimin e detyrës.

Petrit Çano

Për profesionalizimin, Çano është vlerësuar shumë mirë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ndaj tij ishte vetmë një denoncim i një qytetari nga Kruja me mbiemrin Bami, që thoshte se makina e tij e parkuar është goditur nga një tjetër automjet që shofere ishte vajza e prokurorit. Çështja në fjalë është pushuar për mungesë të autorit dhe denoncuesi pretendon se e ka referuar në polici, por çështja nuk është regjistruar aty.

Çano tha se kishin lënë takim poshtë pallatit për t’u sqaruar dhe se denoncuesi kishte pretenduar se makinën ia kishte dëmtuar një vajzë bionde me Fuoristradë.

“Këto të dhëna nuk lidhen me vajzën time dhe në atë periudhë vajza nuk ka pasur makinë dhe nuk jetonte në të njëjtin pallat. Nuk jemi përgjegjës dhe nuk kam shkelur etikën. E kam takuar për sqarim dhe komunikimi im ka qenë korrekt,” është shprehur Çano gjatë seancës dëgjimore në KPK duke theksuar se nuk kishte arsye të kërkonte inskenim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME