Categories Lifestyle

Veturat “smart”, prezantohet sistemi që do të shmang aksidentet në rrugë

Aksidentet rrugore shkaktojnë vdekjen e 1.3 milion personave dhe plagosjen e 10 milionë të tjerëve çdo vit. Kjo është statistika e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ndaj shumë kompani teknologjie punojnë për zhvillimin e pajisjeve dhe mënyrat për të evituar këto aksidente. Kompania Derq e vendosur në Dubai dhe Detroit po testojnë teknologji të avancuar për t’i ulur këto shifra të frikshme. Derq po zhvillon sisteme për të kuptuar më mirë se ku ndodhen pikat e rrezikut në rrugë, duke i kthyer të gjitha veturat në “smart”.

Kompania përdor një kombinim të sensorëve në rrugë, inteligjencën artificiale dhe kompjuterët në vetura për të njoftuar drejtuesit për rreziqet e mundshme. Kjo teknologji konsiston në vendosjen e kamerave me sensorë në anë të rrugëve për të zbuluar nëse një shofer po i afrohet një këmbësori.Më pas do t’i dërgojë një alarm shoferit për ta paralajmëruar për rrezikun.

Kamerat në rrugë anësore dhe radarët mund të gjurmojnë çdo veturë që i afrohet një kryqëzimi, dhe inteligjenca artificiale e Derq mund të parashikojë trajektoret e tyre. Kështu që nëse një veturë do të kalojë me dritë të kuqe, softweri i Derq do të paralajmërojë shoferët e tjerë. Sipas parashikimeve të kompanisë, ky sistem pritet të inkorporohet plotësisht në Dubai deri në vitin 2030.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME