Categories Lajme

Vëzhgojnë bashkëshortet në banesë me kamera sigurie, eksperti i kriminalistikës ngre alarmin: Nuk janë normalë, burra me psiqikë të rënduar që imitojnë njëri-tjetrin

Pas rastit të Jetnor Zhaboli, 35-vjeçari që mbante të ngujuar familjen e tij, një tjetër ngjarje e ngjashme raportohet sërish në Tiranë.

Policia thotë se ka arrestuar 34-vjeçarin Asqeri Mandri, i cili dhunonte të shoqen dhe e mbante të mbyllur duke e mbikëqyrur me kamera.

Mësohet se autori Asqeri Mandi jetonte jashtë shtetit dhe kishte 4 fëmijë. Policia mori informacion dhe ndërhyri dhe gjatë këqyrjes së kamerave janë vënë re lëvizje të çrregullta nga Mandi.

Duke luajtur me fëmijë ai është parë duke u çuar dhe i gjuan gruas. 34-vjeçari dyshonte se e shoqja e tradhtonte gjatë kohës që ky ishte në emigrim.

Lidhur me këto raste eksperti i Kriminalistikës Artan Rexhepi i cilësoi këto raste si aspak normale.

“Të drejtat e grave po shkelen pasivisht, por këto raste nuk janë aspak normale. Pasi kemi të bëjmë me gjendje të rënduar mendore dhe psikike në rastin konkret të burrave.

Si duket këta njerëz imitojnë njëri-tjetrin, por thjesht mendoj se femrat duhet të respektohen”, u shpreh ndër të tjera Rexhepi.

Ndërsa lidhur me operacionet e një dite më parë ku u kapën qindra kilogramë tritoli, eksperti i Kriminalistikës i përshëndeti këto aksione, por kishte dhe kritika sa i përket transmetimit të tyre para kamerave.

“Sa i përket operacioneve kundër krimit, lufta po intensifikohet gjithnjë e më shumë, pasi edhe vetë krimi është në një tjetër nivel tash,ë, dhe nuk kemi të bëjmë më me krim ordiner”, u shpreh eksperti i Kriminalistikës, Artan Rexhepi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video\ Aksidenti në Greqi ku humbi jetën 47-vjeçari shqiptar, arrestohet drejtuesja 22-vjeçare

Arrestohet në Greqi, drejtuesja e mjetit që dyshohet se drejtonte makinën e përfshirë në aksidentin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakavijë, arrestohet 34 vjeçari , banues në Fier

PKK Kakavijë, Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Rashë në tokë, njerëzit më shkelnin duke ikur”, dëshmia e 20-vjeçares që i mbijetoi zjarrit

Marija Taseva, është vajza 20-vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Video\ Njëra tutore, tjetra “punëtore”, zbulohet lokali i prostitucionit në Vlorë, arrestohet administratorja

Operacioni “MIDNIGHT” zbulon rrjetin e shfrytëzimit të prostitucionit në Vlorë Vlorë – Një rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident në Greqi, ndërron jetë 47-vjeçari nga Tirana

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në…

LEXO ME SHUME