Categories Lajme

Spartak Ngjela në BBV? Habit avokati i njohur: Do dilja fitues nëse…

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Breaking” është pyetur për ndodhitë në BBV3. Sipas tij, i është kërkuar të marrë pjesë më herët, por nuk e pëlqen izolimin.

Ngjela shprehet i sigurt se nëse do hynte, do e fitonte çmimin e madh. Sa i përket tre konkurrenteve të BBV Roza, Ilnisa dhe Rike, Ngjela thotë se ato po luajnë rolet e një teatri.

Fjori Dardha: Do të hynit në BBV avokat?

Spartak Ngjela: Mua më kanë kërkuar ata, por e kam refuzuar para dy-tre vitesh. Janë dy arsye, nuk do ma rriste audiencën, do mbaja audiencën time dhe me atë mund të fitoja, por çështja është që atje je në izolim dhe mua nuk më intereson izolimi sepse kam shumë çështje të hapura në kuptimin pozitiv të fjalës. Atje mund të rrish 2-3 muaj.

Fjori Dardha: Çfarë mund t’ju bënte fitues?

Spartak Ngjela: Njohja e njeriut, sepse i kam njohur në situata jo normale, në izolim dhe atje është izolim. Unë e di koshiencën e izolimit, e di kush janë kompromiset, e kuptoj kush ka kaluar në delir dhe pesimizëm, por natyrisht do krijoja rezultatet e mija, mbase nuk fitoja…

Fjori Dardha: Ka personazhe që ju intrigojnë aty brenda shtëpisë së BBV, që ju pëlqejnë?

Spartak Ngjela: Konkurrenca e tre vajzave, mund të jenë shumë të bukura, kanë vlera artistike në histori teatrore sepse teatër është ajo. Ato nuk janë atje sepse luajnë rolet e një teatri dhe janë në konfliktuar qoftë edhe për bukurinë e tyre sepse janë duke luajtur rolin e një drame të shkruar. Ato janë atje të hyjnë në konflikt në funksion të bukurisë dhe të fitores dhe shkruajnë drama vetë. Gjithësecila nga ato është në krijim se si do dalë psikologjikisht në funksion të njëra-tjetrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME