Categories Lajme

Zbardhet grabitja me armë e 135 mijë eurove në Greqi, 46-vjeçari shqiptar “koka” e grupit

Një 46-vjeçar me origjinë shqiptare ishte një nga tre autorët e grabitjes së armatosur, e ndodhur më 27 korrik 2023 në filialin e ELTA-s në Messina.

Mediet greke bëjnë me dije se pas hetimeve dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë është bërë i mundur identifikimi i shqiptarit.

46-vjeçari, me letërnjoftim grek, së bashku me një bashkëpunëtor të tij që nuk është identifikuar, fshiheshin jashtë ELTA.

Më pas ata zbritën nga një fuoristradë dhe pasi thyen xhamin e pikës postare, hynë brenda.

Në kërcënimin e armëve të zjarrit tip “Kallashnikov”, kanë detyruar një nga punonjësit të hapë kasafortën, duke marrë prej andej rreth 135 mijë euro. Pas kësaj, dy autorët kanë hipur sërish në fuoristradë, ku i priste një person i tretë i armatosur dhe janë larguar në drejtim të pa ditur.

Pas zbardhjes së grabitjes , autorët ende nuk janë arrestuar si dhe shuma prej 135 mijë eurosh nuk është gjetur.

Ndaj 46-vjeçarit shqiptar është ngritur një çështje penale për organizim kriminal, grabitje, shkelje të legjislacionit për armët dhe vjedhje të një mjeti. Në dosje përfshihen edhe dy bashkëpunëtorët e tij ende të paidentifikuar. Dosja është dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Kalamatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME