Categories Lajme

VIDEO, 25-vjeçarja rrezikoi të mbytet në pishinë, DETAJE

Për të paktën 3 minuta, 25-vjeçarja Enkeleda Trungu qëndroi pa ndjenja në fundin e një pishine në periferi të Tiranës. Ajo aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në reanimacion.

Rreth orës 16:14 minuta, teksa po bënte foto dhe luante me shoqëruesin e saj ajo nuk arrin dot të dalë mbi ujë.

I riu Orjolin Mete, shihet në kamerat e sigurisë që nguron të futet nën ujë për ta nxjerr dhe për disa sekonda kërkon ndihmën e stafit të pishinës.

Një prej djemve të stafit bashkë me 3 persona të tjerë futen në pishinë për të shpëtuar të renë, e cila në orën 16:17 minuta nxirret dhe i jepet ndihma e parë nga personat që gjenden në aty.

Për disa orë policia mbajti shoqëruesin e vajzës në ambientet e policisë, ku më pas e referoi atë në gjendje të lirë në Prokurori.

Ndërkohë shpalli në kërkim shtetasin Ylli Hidri, administrator i biznesit pasi nuk kishte caktuar përgjegjës për pishinën në shkelje të një vendimi të vitit 2011 për rregulloren për kërkesat higjieno-sanitare të pishinave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME