Categories Lajme

Tiranë: I fejuari vodhi dy kasaforta me para në shtëpinë e motrës së të fejuarës, ajo nuk e përballon dot dhe i jep fund jetës

Ka marrë përmasa të mëdha vjedhja e dy kasafortave nga 27-vjeçari Kristian Fusha në Tiranë. I riu në bashkëpunim me shokun e tij vodhi dy kasaforta të kunatës, ndërkohë që e fejuara e tij, nuk e ka përballur ngjarjen, duke i dhënë fund jetës.

Kujtojmë se Fusha dhe shoku i tij vodhën dy kasaforta nga shtëpia e motrës të së fejuarës së 27-vjeçarit nga Malësia e Madhe dhe ditën e djeshme 27 vjeçari u ndalua ngga Policia, ndërsa u shpall në kërkim shoku i tij.

Burime bëjjnë me dije se Fusha ka thënë në Prokurori se ka vjedhur kasafortën e motrës të së fejuarës, pasi i duheshin para për të operuar këmbën.

Por pas ngjarjes ai u largua për në Malin e Zi, ndërsa ka thënë se pasaportat dhe kasafortat i ka hedhur në koshat e plehrave në Shkodër.

Ndëkrohë e fejuara e tij që nuk e priste aspak këtë gjë nga partneri i saj, nuk e ka pritur aspak mirë këtë zhgënjim dhe i ka dhënë fund jetës.

Detaje të tjera pritet të mësohen në vijim për këtë ngjarje që përfundoi ne tragjedi, me humbjen e jetës së një vajze të re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME