Categories Sport

Luiza Gega kampione Europe/ Qeveria e shpërblen me 100 milionë lekë të vjetra

Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega do të shpërblehet me 10 milionë lekë nga qeveria. Ky shpërblim i akordohet sipas vendimit të qeverisë, që parashikon se për sportistët që shënojnë rekord europian shpërblehen me shumën 6 milionë lekë.

Ndërkohë, për ata që fitojnë vendin e parë në kamionatin europian shumë që u akordohet është 4 milionë lekë.

Në këtë rast Luiza Gega, e cila është edhe kampionia e parë europiane e atletikës në fanellën kuqezi do të marrë të dyja shpërblimet, pasi është shpallur kampione europe dhe ka thyer rekordin europian.

Atletja shqiptare Luiza Gega u shpall mbrëmjen e së shtunës kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Gega vendosi edhe rekord europian të përmirësuar me pothuajse 6 sekonda.

Vendimi i Qeverisë

Luiza Gega kampione Europe/ Qeveria e shpërblen me 100 milionë lekë të vjetra

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME