Categories Lajme

VIDEO/ Agravon situata tek “5 Maji” sapo fadroma nis shembjen e banesës, gaz lotsjellës mbi banorët

Ka agravuar situata midis banorëve të rrugës 5 Maji dhe forcave të rendit, sapo fadroma ka goditur  njërën nga shtëpitë që është planifikuar të shembet.

Vijon  të jetë e tensionuar situata në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku policia ka ushtruar dhunë ndaj banorëve që po mbrojnë shtëpinë e tyre nga shembja.

Një prej banoreve Laureta Nikolli është tërhequr zvarrë nga 7 punonjëse policie, ndërkohë që më herët ajo kishte tentuar që ti vinte zjarrin banesës së saj prej druri.

Përveç  banesës së saj, në listë për tu shembur është dhe banesa e prindërve, ndërkohë që kryefamiljari qëndron mbi çati.

Banorët shprehen mes dëshpërimit: A keni pistoleta, a keni armë, na vrisni më mirë, se kemi lënë djersën rrugëve të Greqisë.

Gaz lotsjellës është hedhur mbi banorët protestues për t’i shpërndarë, ndërkohë që një zjarr ka shpërthyer midis shtëpive, që u fik me shpejtësi nga Policia.  Për në shumë shikoni videot e mëposhtme:

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME