Categories Lajme

VIDEO\ Aksioni i policisë, sekuestrohen dhjetëra çadra e shezlongë në Ksamil

Ksamil/Vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarande, faza e tretë e këtij operacioni, në Ksamil.

Gjatë kësaj faze janë sekuestruar 152 çadra dhe 412 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në plazhin “Pema e Thatë”, Ksamil.

Procedohen penalisht 2 shtetas që kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadrat dhe shezlongët në mënyrë të paligjshme dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, i nisur disa ditë më parë, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, kanë ushtruar kontrolle në zonat bregdetare të Sarandës.

Si rezultat i fazës së tretë të këtij operacioni, në plazhin “Pema e Thatë”, Ksamil, janë sekuestruar 152 çadra dhe 412 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. I., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe Gj. I., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni “Plazh i lirë” vijon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME