Disa sfida janë të destinuara të nisin dhe të përfundojnë keq, ky është rasti i Barcelonës në gjysmë finalen e Kupës së Spanjës. Ernesto Valverde nuk zgjodhi fjalët e duhura në konferencë, teksa theksoi se Barcelona në Arabinë Saudite ishte vetëm për paratë, fjalë këto të cilët nuk u priten mirë nga publiku duke e vërshëllyen pafund dhe duke mbështetur Atletico Madrid. Në 45 minuta e para, Barcelona hasi me një mur të vërtetë, Oblak, me portierin e Atleticos i cili mbajti në lojë ekipin e tij në të paktën 4-5 raste.
Pjesa e dytë ishte një spektakël më vetë, 5 gola të shënuar, përmbysje kundër përmbysje, gjithçka filloi me golin e Koke në minutën e 46-të. I përhershmi Messi dhe Grizmann për 10 minuta përmbysën rezultatin, kishin kontrollin total të lojës realizuan edhe dy herë të tjera por VAR anuloi gjithçka. Atëherë kur blaugranat duhet vetëm të menaxhonin lojën, në 10 minutat e fundit, Messi me shokë u fikën duke i dhënë mundësinë Atleticos të shënoj dy herë me Morata dhe Correa duke vënë në jetë një përmbysje të madhe që i siguri madrilenëve të vegjël një vend në finale përballë Realit.
Këtë humbje 3-2 nuk e priti aspak mirë Leo Messi, i cili në përfundim të ndeshjes shpërtheu kundër ekipit të tij: “Nuk di ta shpjegoj. Për 80 minuta kontrolluam topin, dominuam, ofruam një ritëm të lartë, sulmuam në çdo moment, krijuam shumë raste për gol, por në fund, bëmë çmendurinë. Në 10 minutat e fundit u sollëm në fushë si foshnje, bëmë gabime elementare, duke lëshuar totalisht kontrollin e lojës dhe është normale që një skuadër si Atletiko na ndëshkoi. Nuk mund ta humbnim një ndeshje të kontrolluar dhe të dominuar në çdo detaj. Pas kësaj disfate nuk ka vend për të komentuar vendimet e arbitrit apo të VAR, edhe nëse na u mohuan dy gola, apo qoftë edhe më shumë, e vërteta është që jemi në një moment të vështirë, në një moment krize, duhet një ndryshim i menjëhershëm.
