Categories Lajme

VIDEO/ Babai po mbyste foshnjën në mes të rrugës në Athinë, shqiptarët ndërhyjnë dhe e shpëtojnë

Disa emigrantë shqiptarë që banojnë në Greqi kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt një foshnjë të vogël në Athinë.

Çdo gjë nisi mëngjesin e së mërkurës, në momentin që babai i fëmijës 7 muajsh, tentoi ta mbysë mbas një sherri me bashkëshorten e tij.

Kalimtarët janë tronditur nga apeli për ndihmë i një gruaje, e cila u kërkonte kalimtarëve ta ndihmojnë për të shpëtuar foshnjën e saj kanë vënë në lëvizje shtetasit shqiptarë, të cilët fillimisht i kërkuan t’ia dorëzojë nënës së tij që lutej për ti shpëtuar jetën, por pasi autori nuk pranoi, atëherë u desh ndërhyrja e tyre që të shpëtohej fëmija.

Në pamjet ekskluzive të siguruara prej Top Channel, duket autori i dyshuar që tenton të mbysë fëmijën e mitur, ndërsa gruaja dhe fëmija tjetër i mitur i familjes tentojnë ta shpëtojnë beben e vogël.

Për fat të mirë, në zonë ndodheshin disa shtetas shqiptarë, të cilët ndërhynë duke neutralizuar autorin dhe në vazhdim morën fëmijën.

Pak minuta më vonë në zonë mbërriti policia e cila arrestoi autorin. Familja ishte nga Rumania por ende nuk dihet shkaku i konfrontimit të tyre.
Dyshohet se autori kërcënonte bashkëshorten për ta detyruar të lypi dhe të vjedhin në rrugët e Athinës.

Me urdhër të prokurorisë së Athinës gruaja dhe fëmijët u morën në mbrojtje. Foshnja u dërgua në spital ku u konstatua shenja asfiksie dhe plagë nga në gojë prej tentativës për ta mbytur. Ata do të dërgohen një strukturë akomoduese për viktimat e dhunës brenda familjes./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME