Gjesti jo diplomatik i ambasadorit Bern Bochardt ndaj protestuesve të Astirit, ngjalli pak ditë më parë reagimin e fortë të eksponentëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan pse jo dhe largimin e tij nga Shqipëria.
Të njëjtin qëndrim ndaj diplomatit më të kritikuar nga opozita ka mbajtur edhe kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë ditës së djeshme.
Bern Bochard u pa dje në selinë blu si pjesë e delegacionit të sekretarit të përgjithshëm të misionit Thomas Greminger, i cili zhvilloi një bisedë 30 minutëshe me drejtuesit e opozitës jashtëparlamentare për Reformën Zgjedhore.
Në përfundim të takimit, ajo që ra në sy ishte mungesa e një shtrëngimi duarsh mes kryedemokratit Basha dhe ambasadorit Bochard. Në pamje duket Basha që takon një nga një përfaqësuesit e OSBE por shmang diplomatin Bochard, veprimin e të cilit para protestuesve të Astirit e ka vlerësuar si të papranueshëm.
Për më shumë shihni dhe videon e mëposhtme: