Categories Lajme

(VIDEO) Bie versioni i policisë, Lear Kurti po fliste në telefon në rrugë dhe efektivët e ndoqën, dalin momentet e fundit të 32-vjeçarit

Versionet e policisë për ndarjen nga jeta të Lear Kurtit, janë kontradiktore dhe po përgënjeshtrohen nga pamjet filmike.

Një video e siguruar nga Euronews Albania, tregon skenën e ngjarjes, e cila ndryshon nga përshkrimi i policisë, që deklaroi se Lear Kurti po qëndronte përpara një biznesi dhe kjo ishte arsyeja përse u ndalua.

Në fakt, në video Kurti shfaqet duke ecur, ndërkohë që flet në telefon. Ky është momenti kur patrulla e policisë i vihet në ndjekje.

Pamjet, por edhe deklarata e policisë, sugjerojnë se Kurti mund të jetë ndaluar pa arsye.

Më pas shfaqen pamjet kur dy policë e ndjekin me vrap 32-vjeçarin, ndërsa makina e policisë vjen pas tyre. Ata e kanë ndjekur për 200 metra, deri në momentin që e kanë neutralizuar në rrugën e ‘Don Boskos’.

Kurti më pas është transportuar për në komisariatin nr 3 edhe pse gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e rënduar.

Ky fakt provohet nga pamjet e publikuara, nga momenti kur tre efektivët shoqërojnë të riun, e kapur në trotuar. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Lear Kurti ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ndjenja, teksa efektivët mundohen ta ngrejnë. Në vend të lajmërojnë ambulancën, apo ta dërgonin menjëherë në spital ku mund të ishte shpëtuar, efektivët e kanë çuar të riun në komisariat.

Ndërkohë më vonë kreu i PD-së Sali Berisa ka ndarë një foto të Kurtit në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME