Categories Lajme

VIDEO\ Bie zjarr në Pishporo Vlorë, Ndërpritet operacioni i shuarjes së zjarrit në Dukat të Ri

Në redaksinë e VloraNews kanë ardhur foto -video nga një qytetar, dhe shkruan se dhe në Pishporo Vlorë ka rënë zjarr dhe duhet të merren masa qe mos të bëhet si në Karaburun dhe vënde të tjera.

Ndersa operacioni i shuarjes së zjarrit në fshatin Dukat i  Ri për shkak të erës së fortë që po fryn në veriperëndim është ndërprerë. Kjo është bërë për shkak se rrezikohen grupet e ushtrisë që kanë shkuar për neutralizimin e situatës.

Një numri i konsiderueshëm i Forcave të Armatosura mbërritën në Dukat të Ri për të bërë të mundur një kordon, ku do punonin me lopata për hapjen e një kanali që do të ndërpriste përhapjen e zjarrit edhe më tej. Ishte vetë kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili me të vajtur në vendin e ngjarjes dha këtë urdhër. “Për të prevaluar çdo lloj mase, pjesa tjetër e ushtarëve, pjesa tjetër vullnetare apo çfarëdo qoftë duhet të bëjnë kordon larg zjarrit. Do punuar njëri pas tjetrit me kazmë, me lopatë, me sopat, me motosharrë. Duhet krijuar kordoni që zjarri të mos depërtojë më këtej.  Pjesa tjetër më sipër duhet të punojë me të njëjtin parim, me parimin e tokës së djegur, nuk ka formë tjetër”, tha Çako, pak më herët.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME