Categories Lajme

VIDEO\ Bizneset në Vlorë nisin protestat: “Të shtyhet orari pas 24:00”

Ditën e sotme, bizneset në Vlorë kanë dalë në protestë paqësore tek policia e qarkut të Vlorës. Bizneset e Lungomares i kanë paraqitur policisë së qarkut kërkesat e tyre dhe këto kërkesa duan t’ia transmetojnë institucioneve vendore si dhe qeverisë.

Mësohet se bizneset e Lungomares kërkojnë hapjen e orarit zyrtar pas orës 24:00 ku tashmë e ka hapur edhe Kosova si dhe kërkojnë që të shtyhet orari i muzikës përtej orës 22:00 që sipas tyre i dëmton biznesin. Përfaqësuesit e bizneseve i bëjnë thirrje policisë që të ndalojë terrorin duke i mbyllur lokalet pak minuta para orës 24:00 dhe duke i detyruar të largojnë klientët duke i dëmtuar biznesin. Ata gjithashtu i drejtojnë thirrje kryeministrit Rama që të vijë në Vlorë ku ata do të heqin menaxherët dhe të vendoset vetë ai për të menaxhuar bizneset e tyre e të shihet sa do ia dali të jetë fitimprurëse. Ata deklarojnë se ka selektivitet ku bregdeti i luksit si Himarë, Dhërmi, Drimadhes lejohet të ketë muzikë, ndërsa bregdeti i Lungomares jo.

Ata i kanë drejtuar një kërkesa qeverisë ku kanë paraqitur disa kërkesa. Kjo thirrje është firmosur nga 55 biznese të Vlorës ku pritet të shtohet edhe më tepër.

“Jam pronar i një biznesi, dua të citoj fjalën e kryeministrit që ka thënë në parlament s’keni parë gjë akoma, të hënën do ta shikojë nga bizneset vlonjate që ai s’ka parë asgjë akoma, se çfarë do t’i ndodhë nga bizneset.
Na ka dëmtuar shumë. Unë e kam dhe klient kryeministrin që frekuenton lokalin, të jetë kryeministri atje, të vijë policia dhe të bëjë të njëjtat veprime. Mbreti nuk ngrihet, mbreti vetëm jep urdhra, nuk ngrihet, është i madhërishmi, është i vetëshpallur mbret kështu që…”, tha një prej pronarëve të lokaleve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME