Biznesmeni gay, Elton Ilirjani, nuk ndalet me provokimet me veprimet e tij.
Ai është puthur në buzë me një mikun e tij të maskuar në emision live ne “Ftesë pa 5” në Top Channel.
“Provokimi duhet për t’u thënë shqiptarëve që të puthet një mashkull me një mashkull nuk është asgjë që të të heqë mendjen… ose dy femra bashkë. Në gjatë gjithë ditës shohim femra të zbuluara, gjokset jashtë, “prapakolpet” siç thotë Kujtim Gjuzi jashtë, puthen e bëjnë gati dhe porno në media. Ndërkohë po të puthësh dikë të së njëjtës gjini bën lajm dhe unë dua që për herë të parë kjo të mos përbëjë lajm”, sqaroi ai.
