Categories Lajme

VIDEO\ Bllokohen 6 mjete të tjera lundruese nga Shëngjini në Kavajë, gjoba deri në 200 mijë lekë pronarëve

Policia Kufitare e Durrësit/Njësia Policore Detare. Në të gjithë hapësirën detare të qarkut Durrës, grupe kontrolli nga Njësia Policore Detare dhe nga Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Shëngjini në Kavajë, u bllokuan 6 mjete të tjera lundruese, prej tyre: 4 Jet Ski, 1 skaf dhe 1 gomone.

Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative 10 000-20 000 lekë, për mungesa në dokumentacion ose për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues.

Nga monitorimi i vazhdueshëm i vijës bregdetare dhe i hapësirës ujore të qarkut Durrës, me objektivin primar, garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pushuesve, shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato të Policisë Kufitare të DVKM Durrës, kanë bllokuar në Shëngjin, Spille dhe Durrës, 6 mjete të tjera lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme, konkretisht:

-4 Jet Ski u bllokuan pasi u konstatuan mungesa në dokumentacion. Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë;

-1 skaf dhe 1 gomone u bllokuan pasi drejtuesit e tyre kishin tejkaluar afatin që parashikon ligji, për regjistrimin e pronësisë mbi mjetin lundrues. Secili nga këta shtetas u ndëshkua me masë administrative 20 000 lekë.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

Policia Kufitare e Durrës apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME