Categories Lajme

VIDEO\ Bllokohet në vendin e quajtur “Gjiri i Shën Janit”, në gjirin e Vlorës, një mjet lundrues që dyshohet se kryente peshkim të paligjshëm

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, për parandalimin e peshkimit të paligjshëm që mund të kryhet duke përdorur lëndë plasëse. Bllokohet në vendin e quajtur “Gjiri i Shën Janit”, në gjirin e Vlorës, një mjet lundrues që dyshohet se kryente peshkim të paligjshëm. Ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesi i tij.

Policia Kufitare vijon hetimet në bashkëpunim me specialistët e Inspektoriatit të Peshkimit Vlorë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve që dyshohet se kryejnë peshkim të paligjshëm, duke përdorur lëndë plasëse.

Në vijim të kontrolleve që po kryhen nga Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare, zbatimin e ligjeve dhe rregullave të lundrimit, si dhe për goditjen e krimeve kufitare, në bazë të informacionit të siguruar, për një mjet lundrues që kryente peshkim të paligjshëm, në vendin e quajtur “Gjiri i Shën Janit”, në gjirin e Vlorës, shërbimet e SPK Triport, së bashku me mjetin lundrues të Policisë, shkuan menjëherë në këtë zonë, për të verifikuar informacionin e marrë.

Në afërsi të gjirit të Shën Janit, u konstatua mjeti lundrues tip varkë plastike, me 2 shtetas në bord, ku gjatë kontrollit rezultoi se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord. Gjithashtu, në një enë termus-mbajtëse u gjet një sasi peshku i llojit “Sarmua”. Shërbimet e Policisë Kufitare ndëshkuan me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e varkës, shtetasin V. K., si dhe bllokuan mjetin lundrues, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti nga përgjigjja e ekspertimit që do të bëhet nga specialistët e Inspektoriatit te Peshkimit Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME