Categories Lajme, Politike

VIDEO/ ‘Dhuna ndaj studentëve, akt makabër i pashembullt i Edi Ramës’

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dënuar dhunën e përdorur ndaj studentëve protestues në Fakultetin e Juridikut.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kryeministri thekson se FRESSH-i për përdoret nga rama që ky të mbajë karrigen e pushtetit.

Ja postimi i ish-kryeministrit Berisha:

Organizimi i perleshjes nderstudentore, akt makaber i pashembullt i Edvin Kristaq Urrejtjes!

Skizoidi Rama perdor Freshin si mish per top per karrigen e tij!

Te dashur miq, sot shqiptaret u bene deshmitare te njeres prej skenave me te shemtuara ne historine e nje vendi, skene qe nuk eshte zhvilluar kurre as ne Shqiperine diktatotriale, sulmin e organizuar dhe urdheruar nga perbindeshi i pushtetit i fallangave te FRESSHit te perdorur si mish per top nga Edvini per karrigen e tij kunder studenteve greviste ne fakultetin juridik.

Ky akt terrorist i shpelare nga çdo moral njerezor, me te cilin grevthyesit sulmojne fizikisht grevistet, eshte gjithashtu nje skenar terrorist ogurzi me pasoje te paparashikuara per vendin.

Edvin Kristaq Urrejtja, ne dhunim flagrant te neneve 57 dhe 58 te kushtetutes futi ne fakultetin e drejtesise, inxhinjerise dhe filologjise fallangat e policise, perdori dhunen dhe terrorin policor kunder studenteve grevist te ngujuar ne nje akt te pashembullt ne historine e Europes, perseriti skenat terroriste te Sllobodan Millosheviçit ne pranveren e vitit 1981 ne Universitetin e Prishtines. Pasi deshtoi dhe u diskretitua boterisht me aktin e tij diktatorial, skizoidi i futjes se çizmeve te policise ne mjediset universitare, perseri Edvin Kristaq Urrejtja nuk heq dore nga skenaret e tij te zi. Ai, me akte ligjore talebaneske vuri ne terror pedagoget duke krijuar policine politike te kerkimit shkencor, asgjesimin e plote te lirise akademike dhe autonomise se universiteteve dhe montuar nje vale inkuizicioni te vertet kunder tyre. Kjo solli per here te pare ne historine e vendit ultimatumin e pedagogeve te universiteteve te vendosur te mbrojne me vetesakrifica lirine e tyre akademike.

Por kulmi i kulmeve ne qendrimet hakmarrese primitive te skizoidit arriti sot me organizimin e perleshjes nderstudentore, sulmin ndaj studenteve prej javesh te ngujuar per te drejtat e tyre kushtetuese nga studente freshiste te shnderruar ne fallanga terroriste, akt ky i paregjistruar ne historine e universiteteve te botes.

Me aktin dhe fallangat e tij antigreviste, nga te cilat sulmogen studentet qe po vetsakrifikohen per lirite dhe te drejtat e mbare studenteve te vendit dhe shoqerise shqiptare, Edvin Kristaq Urrejtja riktheu, por ne formen me te shemtuar, antimitingjet e komunisteve shqiptar kunder demokrateve ne fillimin e vitit 1991. Por duhet thene se diktatori i fundit komunist shqiptar Ramiz Alia ne ate kohe ne antimitingjet e tij perdori sigurimin e shtetit fantatik ekstremist dhe malaviten kunder forcave demokratike por asnjehere nuk perdori studente kunder studenteve.

Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin e sotem terrorist ndaj studenteve greviste, iu bej thirrje studenteve dhe qytetareve te mbeshtesin fuqishem studentet grevist, sikunder iu bej thirrje studenteve freshiste mos pranoni kurre te sulmoni vellezerit dhe motrat tuaj studente greviste dhe te perdoreni si mish per top per karrigen e nje kalbesire si Edvin Kristaq Urrejtja sepse nuk do t’ja falni vehtes kurre aktin e pashembullt ne historine e universiteteve te botes, ate te sulmit terrorist ndaj studenteve greviste.

Iu bej thirrje prinderve te studenteve freshiste mos lejoni denatyrimin e vajzave dhe djemve tuaj ne ate shkalle, sa per karrigen e nje monstre pushteti te sulmojne vellezerit dhe motrat e tyre te ngujuar ne greven e vetemohimit.

Iu bej thirrje pedagogeve te universitetit te denojne me forcen me te madhe aktin terrorist te Edvin Kristaq Urretjes, organizimin e rrahjes dhe terrorizimit te stuudenteve te tyre. sb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë Reshjet e shumta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike

Mëngjesin e kësaj të diele janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas Nikoll Radaçit një tjetër shofer me shpejtësi dhe i dehur në timon, momenti kur përplas patrullën e policisë në zonën e ish-kënetës

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME