Categories Lajme

Dy persona me kapuçë afrohen drejt kishës në Stamboll dhe hapin zjarr! Si u shmang masakra

Ky është momenti kur dy persona me kapuç drejtohen drejt Kishës katolike në Stamboll dhe hapin zjarr.

Ngjarja ndodhi gjatë shërbesës dhe si apsojë e të shtënave me armë një burrë mbeti i vrarë.

Në pamjet filmike, autorët shihen duke ecur ngadalë me duar në xhepa, pak para se të arrinin në kishën Santa Maria në lagjen Sariyer, në anën evropiane të Bosforit.

Sipas autoriteteve turke, po punohet për gjetjen e tyre.

Mësohet se autorët kanë përdorur një armë të kalibrit 7.65 mm dhe rastësisht është parandaluar një masakër më e madhe pasi arma është bllokuar.

Dëshmitarët okularë thanë se sulmuesit thanë diçka në arabisht kur hynë në kishë.

Ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya theksoi se ka nisur një hetim për incidentin, duke shtuar se “gjatë shërbesës në kishën Santa Maria në lagjen Sariyer, një burrë që po merrte pjesë në shërbim u sulmua me armë nga dy persona të maskuar dhe fatkeqësisht humbi jetën. Për këtë çështje ka nisur një hetim i gjerë dhe po punohet për kapjen e autorëve. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të neveritshëm”.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i partisë në pushtet, Omer Çelik, tha: Ne dënojmë ashpër sulmin e armatosur ndaj një qytetari tonë gjatë shërbesës në kishën Santa Maria në Stamboll. Forcat e sigurisë po kryejnë një hetim të gjerë për këtë çështje. Ata që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre.

Dhe kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, e dënoi sulmin me postimin e tij: Dënoj sulmin e armatosur gjatë shërbesës të së dielës në kishën Santa Maria në Sariger. Ngushëllimet e mia për familjen e persinit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ata që përpiqen të prishin unitetin dhe paqen tonë duke sulmuar vendet e besimit në qytetin tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME