Categories Lajme

VIDEO e dhi.mbshme/ Shikoni në ç’gjendje janë mes erës së fortë të prekurit nga tërmeti

Uljen e temperaturave, reshjet e shiut, ngricat dhe stuhinë e erës mbrëmjen e sotme që shkuli pemët më shumë se kushdo tjetër në këtë dimër po e vuajnë banorët e prekur nga tërmeti që janë strehuar në çadër, që janë mbi 10 mijë në Durrës, Thumanë dhe Lezhë. Kamera e Report Tv ishte mbrëmjen e sotme në një prej çadrave në Fushë Krujë ku është strehuar një çift të moshuarish me fëmijët. Gruaja e moshuar tregon për Report Tv kushtet e vështirë, pa ujë, drita dhe në të ftohtë. Flutura Zela ka dy djem invalidë dhe të sëmurë mendorë. ‘Nesër do na gjejnë të vdekur’ thotë ajo ndërsa bën apel për ndihmë për fëmijët.“Si brenda si jashtë njëlloj është. Po vdesim këtu, ftohti ka për të na marrë shpirtin. Jam duke vdekur. Në këto kushte, pa drita, ftohtë, djali sëmurë. Nuk kemi për të jetuar kështu. Kanë për të na marrë jetën. Sot nuk ka qenë asnjë. Kjo (çadra) është me vdekur para kohe.

A mban nxehtësi kjo (çadra), na ka zënë kjo punë. Po e vuajmë jashtë mase të ftohtin. Zoti e bëftë mirë, se më keq nuk ka ku shkon. Kur ra tërmeti rashë dhe u bëra copë nga këmbët, akoma nuk jam shëruar. Jemi në ditë shumë të vështirë” shprehet ajo. Banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në zonat rurale nuk kanë pranuar që të zhvendosen në hotele pasi kanë bagëtitë dhe nuk kanë pranuar të lënë shtëpitë duke qëndruar në çadër. Brenda vitit 2020 qeveria ka premtuar ndërtimin e banesave të reja. Ndërsa në qytet, fillimisht të prekurit nga tërmeti u strehuan në hotele, ndërsa tashmë duhet të zhvendosen në banesat me qira, që ua ka subvencionuar vetë shteti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME