Categories Lajme

VIDEO/ “E kam blerë 72 mijë euro”, banorët e pallatit në Vorë indinjohen me autoritetet: Si mund të më garantojë një 17 vjeçarë banesën

Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, mijera banorë në zonën e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës  kanë mbetur pa banesa, si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar nga lëkundja e fuqishmë. Fax News ka qenë ditën e sotme në një pallat në zonën e Vorës, i cili pavarësisht se ka pësuar dëmtime nga lëkundjet e tërmetit, është shpallur i banueshëm. Banorët shprehen skeptikë me vendimin, pasi sipas tyrë pallati ka çarje në kolonë dhe vendimi është marrë nga të rinj pa ekperincë që kanë shkuar ta inpektojnë pallatin. “Ka 12 vite si pallat dhe kanë ndërtuar një shtesë ngjitur me pallatin. Shtesa është ndërtuar që në fillim të pallatit. Unë e kam blerë 53 mijë euro.”- shprehet një banor. Një tjetër banor ngre shqetësimin tek niveli i ekpertëve që vijnë të inpektojnë pallatin. “Na thonë që pallati i është i banueshëm. Nuk ka ardhur askush që të na shikojë. Si mund të më garantojë një fëmijë 17 vjeç që është në punë atje që unë mund të rri në këtë banesa. Kolona ka dëmtime të konsiderueshme, ujë të pijëshëm ka. Të thërrasi shteti Lir Selmanin që ka bërë shtesën. E kam blerë 72 mijë euro.”- shprehet banori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME