Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Piskupat të Pogradecit më 30 dhjetor, pasi u zbulua abuzimi me një vajzë 12 vjeçare. Autori i dyshuar i abuzimit seksual është 67-vjeçari Rushan Selko, i cili është pas hekurave.
E mitura pas kontrollit në spital, ku prindërit e kishin dërguar pas ndryshimeve fizike të saj, rezultoi se ishte 22 javëshe shtatzënë.
Në një intervistë me gazetaren Pamela Dervishi për “Shqipëria Live”, gjyshi i të miturës kërkoi që drejtësia të vihet ne vend.
“Kjo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë kujt. Nuk na shkonte ne mendje kurrë. Jo kriminel, po s’ke çi thua. Duam që shtetit të marrë masat dhe të zbatojë ligjin me të. Ndryshe do na lërë në sherr tërë jetën me të. O Shteti o unë, sa të jem gjallë… Duam nga shteti të zbatojë ligjin, kemi punë vetëm me të”-u shpreh ai në “Shqipëria Live”.
Ndërkohë gazetarja tregoi se dy familjet kishin hyrje dalje me njëra-tjetrën, madje autori Rushan Selko dhe bashkëshortorja e tij e urdhëronin 12-vjeçaren për ndihmë.
