Categories Showbiz

VIDEO / E rëndë në Nju Jork, Bebe Rexha goditet me celular në fytyrë gjatë koncertit

Një incident i rëndë ka ndodhur në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka mbajtur të dielën në Nju Jork.

Teksa performonte në skenën e tejmbushur pasi të gjitha biletat ishin shitur, Bebe u godit me një celular në fytyrë nga një prej të pranishmëve në turmë.

Siç shihet në një video të publikuar në Twitter, artistja e veshur me ngjyrë rozë po i drejtohej pjesës së përparme të skenës, në momentin kur celulari fluturon me shpejtësi në drejtim të saj.

Bebe goditet drejt e në fytyrë dhe pas një momenti tronditjeje, ajo bie në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarë të shumtë të stafit nxitojnë për ta ndihmuar.

Videoja u shpërnda nga një numër i të pranishmëve të koncertit në Big Apple të dielën, ndërsa qarkulloi më pas edhe një video e Bebes duke u ndihmuar të dilte nga skena pas incidentit të rëndë.

Kjo është Bebe Rexha që po largohet me nxitim nga vendi i koncertit këtu në NYC pasi dikush hodhi një telefon dhe e goditi në fytyrë. Ne të gjithë po kalonim mirë dhe Bebe po ashtu. Kush do ta bënte diçka të tillë??? Shpresojmë të jesh mirë Bebe Rexha”, shkruhet në videon e postuar në Twitter.

Ndërkohë, nëna e Bebe Rexhës zbulon se asaj iu desh të bënte tri qepje pasi dikush nga audienca e goditi me një telefon në kokë gjatë koncertit të saj.

Sakaq, një numër i lartë i fansave të Rexhës shkuan në Twitter për të shprehur sulmin e pakuptimtë ndaj këngëtares.

Bebe është fjalë për fjalë një nga njerëzit më të ëmbël dhe më pa probleme në industrinë e muzikës, ajo nuk e meriton këtë… disa prej jush me të vërtetë duhet ta lini të qetë”, shkroi një fans.

Koncerti i së dielës në The Rooftop në Pier 17 ishte pjesë e turneut të këngëtares dhe kauntatores 33-vjeçare, të titulluar Best F’n Night Of My Life.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME