Vite më parë ishte Antonio Nocerino i cili arriti të shënonte 12 gola në sezonin 2011-2012, aktualisht Zlatan Ibrahimovic po bën që Hakan Calhanoglu të shënoi gola të rëndësishëm dhe të kthehet në një protagonist absolut me Milanin.
Mesfushori me tipare sulmuese, arriti të shënonte 2 gola fantastik kundër Torinos në Kupën e Italisë duke shtyrë kuqezinjtë drejt gjysmëfinalen e kompeticionit të dytë për nga rëndësi në futbollin italian.
Mesfushori turk, fillimisht shënoi golin e barazim në fund të kohës së rregullt, ndërsa në kohën shtesë e dërgoi sferën në rrjetë me një goditje kalibruese.
