Një debat për parakalimin për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në afërsi të Sheshit të Flamurit, në qytetin e Vlorës. Sipas dëshmitarëve, gjatë parakalimit një prej makinave nuk i ka hapur rrugën tjetrës, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit tip “Mercedesit” të godasë mjetin ngjyrë blu (që duket si Opel).
Siç shihet dhe në videon e siguruar nga Vlora News”, shihet se drejtuesi i mjetit tip “Opel” ka dalë nga makina dhe fillimisht ka fotografuar targën, ndërsa më pas është revoltuar më keq dhe e ka goditur drejtuesin e “Mercedesit”.
Pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të bashkëshortes së tij, ai nuk është ndalur dhe ka vijuar ta dhunojë drejtuesin e “Mercedesit”, i cili duket se është rreth 50 vjeç. Është dashur ndërhyrja e një djali të ri që gjakrat të qetësoheshin dhe drejtuesi i Mercedesit të largohej, ndërsa drejtuesi i Opelit të hynte në makinë.