Categories Lajme

Vlorë/ Elona Hodaj do të jetë në krye të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës

Elona Hodaj do të jetë në krye të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës. Hodaj emërohet pak ditë pas furtunës së ndodhur në Kadastrën e Vlorës ku 6 juristë u pushuan dhe 19 të tjerë u paralajmëruan nëpërmjet vërejtjeve, duke përmbyllur rrokadën në rradhët e këtij institucioni.

Elona Hodaj, vjen me nje background politik në rradhë e Partisë Socialiste, si kryetare e Fresh Vlorë, kandidate për deputete ,anëtare e Asamblesë Kombëtare të Ps, etj. Hodaj ka mbajtur për rreth 10 vite postin e shefes së Kabinetit të Bashkisë së Vlorës dhe vitet e fundit ka drejtuar Fondin e Kujdesit të detyrueshëm shëndetësor.

Emri i Hodaj vjen në krye të këtij institucioni për të sjell një frymë të re në shërbimin  ndaj qytetarëve, duke zëvendësuar Alteo Nazëraj, i cili qëndroi i komanduar në postin e drejtorit të institucionit pas shkarkimit të ish drejtorit, Florjan Almadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME