Categories Lajme

Kush janë tre gjyqtarët që kanë në dorë ‘fatin’ e Tahirit,

Pritet me vëmendje vendimi i gjykatës për Krimet e Rënda në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Treshja gjykuese e përbërë nga Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka ka në dorë atë që njihet edhe si ‘Gjyqi i vitit’.

Por kush janë 3 gjyqtarët dhe dosjet e bujshme që ata kanë patur nëpër duar?

Flora Hajdredinaj

Gjyqtarja Flora Hajredinaj, është kryesuesja e treshes së gjyqtarëve që do të shqyrtojë edhe dosjen e Eskobarit të Ballkanit, Klement Balili. Klement Balili u vetëdorëzua në janar pas dy vjetëve kërkimi nga policia, ndërkohë që Hajredinaj bashkë me Ardit Mustafajn dhe Liliana Bakun do të vendosin për të. Gjyqtarja Hajredinaj njihet edhe si gjyqtarja e Dritan Zaganit, ‘armikut’ më të ashpër të Saimir Tahirit. Ishte ajo që vendosi për Zaganin, masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.

Ardit Mustafaj  

Gjyqtari Ardit Mustafaj, është sërish një nga tre gjyqtarët që do të vendosë për “Eskobarin e Ballkanit”, Klement Balili. Por mbi Mustafajn, është një tjetër çështje më e bujshme që e ka identifikuar në publik.

Bëhet fjalë për vendimin që i dha lirinë Arben Frrokut, i dënuar tashmë si vrasësi i komisarit Dritan Lamaj. Ardit Mustafaj, Dritan Hallunaj, Klodian Kurushi, Fran Prendi, dhe Liliana Baku ishin 5 gjyqtarët që e shpallën të pafajshëm Frrokun, lanë pa autor vrasjen e Dëshmorit të Atdheut dhe i dhanë atij mundësinë të arratisej jashtë Shqipërisë. Ende dhe sot nuk ka një përgjigjie për publikun shqiptar, sesi u mor ai vendim që u cilësua skandaloz. Vendimi u mor në vitin 2015, dhe ende sot, Arben Frroku nuk ka vuajtur dënimin që i takon.

Por më herët, gjyqtari Ardit Mustafaj ka rënë pre edhe e një kërcënimi. Bëhet fjalë për ngjarjen e datës 9 shtator 2012, ku poshtë derës së apartamentit të gjyqtarit Ardit Mustafaj është hedhur një letër kërcënuese. Letra është hedhur pikërisht, në të njëjtën ditë, kur një vit më parë, (9 shtator 2011) u ekzekutua gjyqtari i Gjykatës së Vlorës Skerdilajd Konomi. Në të ishte shkruar “… Tërhiqu nga çështja sa nuk është vonë, mos u bëj palë me të tjerët por tërhiqu…” .

Irena Gjoka

Gjyqtarja Irena Gjoka, njihet si një nga gjyqtaret që mori vendimin për dënimin e përjetshëm të autorit të masakrës së vitit 2009 ku u vranë 4 policë, Dritan Dajti. .  Gjoka u emërua nga presidenti Bujari Bujar Nishani në gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME