Categories Lajme

VIDEO/ “Është djalë i mirë, e ka justifikuar atë punë që ka bërë”, Benet Beci flet pas deklaratës së Luizit për ndihmën që i dha

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, është pyetur së fundmi lidhur me deklaratat e bëra nga banori i Big Brother Vip, Luiz Ejlli, i cili i ishte mirënjohës Becit për ndihmën që i kishte dhënë atëhere kur ai ishte në nevojë.

I ftuar në emisionin “Open”, Benet Beci tha se ai prej vitesh ka punuar dhe ka bërë shumë ndere dhe i është mirënjohës Luizit që ai i është mirënjohës.

Më tej kandidati socialist tha se këngëtari është një djalë i mirë dhe e ka justifikuar punën që ka bërë.

“Ndonjëherë ndodh që ti mund të bësh shumë ndere dhe kam punuar shumë. Gjendet një mënyrë për ta kthyer nderin. Kjo është një mënyrë që të vjen fare papritur. Jam mirënjohës që ai është mirënjohës.

Ai është një djalë i mirë i cili ka qenë dhe e ka justifikuar atë punë që ka bërë”, tha Beci.

Ndërkohë, kujtojmë se disa ditë më parë Luizi falenderoi publikisht Benet Becin për ndihmën që ai i kishte dhënë kur ishte në krye të KESH.

Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familjeshkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhei jam mirënjohës gjithë jetën”, tha Luizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME