Categories Lajme

Video/ Film: 3 km rrugë, pronari i lokalit mbi makinën në ecje të turistëve spanjollë

Dalin pamjet e tmerrshme të sulmit ndaj turistëve spanjollë në Porto Palermo nga pronari i një lokali, Mihal Kokëdhima. Pamjet nuk kanë nevojë për koment.

Dje, Policia e Sarandës i ka vënë prangat pronarit të një lokali në Porto Palermo, Mihal Kokëdhimës, 51 vjeç, i cili pushtoi mediat ditën e djeshme. Kokëdhima akuzohet tani për ‘kanosje’, “dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’.

Kokëdhima, me një agresivitet të parë, sulmoi një grup turistësh spanjollë që kishin shkuar në lokalin e tij dhe në fund fare, u shkatërroi edhe furgonin me të cilin ata udhëtonin. Ai hipi mbi kofano dhe u godiste me grushta xhamin e përparmë për gati 3 km, skenë kjo që u filmua nga turistët e tmerruar. Videoja tani është në duart e Policisë dhe skena paraqitet sa qesharake, e pabesueshme, aq dhe tronditëse.

Turistëve nuk u kishte pëlqyer shërbimi në lokalin e tij, ndaj Kokëdhima që s’e ka duruar t’i kthenin shpinën, u është vërsulur atyre në një akt të paprecedentë.

Policia e Sarandës njoftoi se në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera mbi konfliktin e djeshëm në një lokal në Himarë, e kanë arrestuar 51-vjeçarin.

Kokëdhima, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë një grup turistësh spanjollë dhe më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre. Ai është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup, por më shumë është dëmtuar shtetasia spanjolle K.R.

Klosi, me lule, tek turistët që i rrahën në Himarë: Nuk është në traditën shqiptare të mikpritjes …

Këta janë turistët spanjollë, që përjetuan  momente tmerri dje në një lokal në Porto Palermo, ku nuk u shërbyen si duhet. Midis tyre, edhe fëmijë. Pronari i lokalit, tepër agresiv, iu vërsul atyre me fyerje dhe duke i sulmuar e si të mos mjaftonte, hipi deri edhe mbi kofanon e furgonit të tyre, në lëvizje, duke goditur xhamin e përparmë derisa e theu.

Mëngjesin e sotëm, tek ata ka trokitur Blendi Klodi, ministri i Turizmit, me një tufë lule në dorë për t’u kërkuar ndjesë për atë sjellje që shokoi mbarë shqiptarët më shumë se të huajt.

Klosi, krahas fotove të publikuara sot, ka lënë mesazh në Fb: “Në mëngjes, me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve.

Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtëpërdrejtë të qeverisë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME