Categories Lajme

VIDEO/ Flet gruaja që nxjerr rakinë me ujë shiu: Kemi 30 vjet pa ujë në fshat

Gazetarja e FaxNews Afrovita Hysaj, ka sjellë në vemendje një problematikë 30-vjeçare të banorëve të fshatit Bastrovë, të cilët nuk kanë asnjë pikë ujë në çezmat e tyre. Mungesa e ujit në këtë fshat e ka bërë pothuajse të pamundur jetesën, ku banorët detyrohen të mbledhin në bidona ujin e shiut gjatë dimrit, me qëllim që të kryejnë aktivitetet e fshatit të cilat kanë nevojë për ujë të rrjedhshëm, siç është edhe nxjerrja e rakisë. Gjatë intervistimit një banore e fshatit tregon vështirësitë që ata kalojnë në mungesë të ujit si dhe shprehet se i ka mbrojtur zoti nga infeksionet pasi konsumojnë ujë të ndenjur. Gjatë intervistës banorja  është duke nxjerrë rakinë me ujin e shiut, një frazë e cila tingëllon pak keq për një Shqipëri të vitit 2020.

“Gjatë kohës së dimrit mbush bidonat 2 kunjtalsh me ujë shiu, se ndalon pusi sepse nuk ranë shira që të mbushet pusi. Me ujin e shiut e ndërroj shpesh, megjithëse duhet ujë i rrjedhshëm pë të nxjerrë rakinë. Ne e blejmë ujin e pijshëm, vjen boti njëher në 10 ditë dhe ne e mbajmë ujin, pim ujë të ndenjur skemi ctë bëjmë. Mirë që e blejmë ujin po e pijmë dhe të ndenjur. Mirë që na shikon zoti ne se pa ujë nuk jetohet, pa ujë nuk bën dot gjë. Edhe i vdèkuri ngjallet me uji, të ket vdèkur t’i hedhësh ujë njgjallet.”- tha gruaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME