Categories Lajme

VIDEO\ FNSH sekuestron pistoletë dhe 39 mijë euro në banesën e një 33 vjeçari në Vlorë

Vlora është “blinduar” këtë të shtunë, me kontrolle intensive të befasishme, ku është angazhuar dhe FNSH dhe Forca e Posaçme Operacionale.

Në njoftimin për mediat bëhet me dije se qëllimi i operacionit ka qenë për kapjen e shtetasve me rekorde të theksuara penale, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale.

“Strukturat hetimore dhe ato operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me disa grupe të FNSh-së, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit për të mbajtur në kontroll situatën kriminale, për të goditur rastet e mbajtjes së armëve të zjarrit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve me rekorde penale në kuadër të grupeve kriminale, kanë kryer kontrolle të befasishme në disa ambiente (kryesisht banesa) që dyshohet se përdoren nga pjesëtarë të grupeve kriminale. Kontrollet intensive do të vijojnë në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale“, thekson Policia.

DVP Vlorë/Kontrolle intensive të befasishme, për kapjen e shtetasve me rekorde të theksuara penale, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale. Forca e Posaçme Operacionale dhe disa grupe të FNSh-së, kontrolle në ambiente të ndryshme, të dyshuara të përdorura nga pjesëtarë të grupeve të ndryshme kriminale. Sekuestrohen në banesën e pjesëtarit të një grupi kriminal, 39000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e grupit kriminal, si dhe një armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

Shpallet në kërkim pronari i banesës, pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e krimeve të rënda kundër personit. Strukurat hetimore dhe ato operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me disa grupe të FNSh-së, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit për të mbajtur në kontroll situatën kriminale, për të goditur rastet e mbajtjes së armëve të zjarrit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve me rekorde penale në kuadër të grupeve kriminale, kanë kryer kontrolle të befasishme në disa ambiente (kryesisht banesa) që dyshohet se përdoren nga pjesëtarë të grupeve kriminale. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në banesën e pjesëtarit të një grupi kriminal me veprimtari në fushën e krimeve të rënda kundër personit, në lagjen “Pavarësia”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, municion luftarak dhe shumën 39 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e këtij grupi kriminal.

Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim shtetasi R. Sh., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Kontrollet intensive do të vijojnë në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME