Categories Lajme

“Partia dhe kryetari prevalojnë mbi interesat kombëtare”/ Mjeku Tritan Kalo njofton largimin nga vendi

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka zbuluar se pas pensionimit të tij në korrik të këtij viti do largohet përfundimisht nga Shqipëria për të jetuar larg vendit.

Kalo ka zbuluar në Facebook se ai do të vazhdojë jetën në Victoria të Kanadasë, pasi të dalë përfundimisht në pension në 18 korrik.

Megjithatë, Kalo shkruan se në çdo qelizë përjetësisht i është “gjurmëzuar Shqipëria dhe Shqiptarizma” edhe pse do të largohet nga vendi.

Postimi

1.04.2023….Muaj PRILL të mbarë miq, të afërm, mirëdashës, kolegë e bashkëkombas.

1.04.1997 shënon ditën e mbërritjes sonë në ishullin e Vankuverit të Kolumbisë Britanike, Kanada, fillimisht për dy vite në Nanaimo ku më 7.08.1998 erdhi në jetë bija jonë e tretë, Genta Juna Kalo, dhe prej 1.07.1999 e në vijimësi në kryeqendrën e provincës, Viktoria….Prej Shtatorit 1996 i kishim në dorë dokumentet e emigrimit për në Kanada, por megjithatë hezitonim shumë të largoheshim nga “Dheu ku na kish lerë koka”.

Ishim të instaluar shumë mirë në Paris, Francë ku unë edhe studiova, por së bashku me time shoqe dhe dy vajzat e lindura në Shqipëri vendosëm të riktheheshim në fillimvitin 1993, me idenë e dëshirën të kontribuonim në ZHVILLIMIN dhe në DEMOKRATIZIMIN, e vendit tonë të dalë nga 45 vite diktaturë.

”Guri i rëndë në vend të vet” ishte diçka, që prindërit na e kishin ushqyer përditë me dashurinë për NËNË LOKEN SHQIPËRI. Pozicionin profesional të punës në Paris, të marrë përmes konkurrimit kurrë nuk mbërrita ta marr në vendin tim, edhe pse i Diplomuar me “Medalje të Artë” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe i vetmi mjek në atë kohë i Diplomuar në një prej 100 universiteteve më në zë në Botë, Universiteti Paris 7, Fakulteti i Mjekësisë “Xavier Bichat” në dy domene të rëndësishme të mjekësisë klinike: 1- Sëmundjet Infektive e Tropikale, dhe 2- Reanimacionin Mjekësor.

Viti i praptë 1997 na krijoj angështinë e vijimësisë së jetës në Shqipëri…PROFESIONALIZMI, PËRKUSHTIMI dhe PUNA pak u vlerësuan në atë kohë, dhe ato përsëri pak u vlersuan pas rikthimit tim nga Kanadaja në Korrik 2009, kur “gëzova edhe statusin e të papunit” për një vit si dhe të mos rikthimit në auditorët e dijedhënies në vijimësi deri më sot.

NËSE nuk je konformist, militant apo një servil i delezuar pas forcave politike të dala me shpalljen e pluralizmit në Shqipëri më 15.12.1990, pak ose aspak të ofrohen mundësitë e dhënies së më të mirës tënde si Mantelbardhë i panjolltë.

KËTË gjë nuk duan t’a pranojnë myteberët politikbërës në Shqipëri, ndaj edhe i mirëkuptoj shumë kolegë përse ata largohen nga “Dheu i të parëve të tyre”….FATKEQSISHT “Partia, Kryetari” prevalonin e vijojnë të prevalojnë mbi Profesionalizmin dhe Interesat socio-politiko-ekonomiko Demokratike e Kombëtare.

Fotot e mëposhtëme janë të bëra në Victoria, ku jeton edhe vajza e vogël e tezes së bashku me bashkëshortin e saj….Jemi këtu pesë familje të një lidhje shumë të afërt mes nesh: Familja Kalo Jr vetë i pestë, Familja Veizaj vajza e tezes vetë e tretë, im nip Familja Leka vetë i pestë, ime mbesë Familja Pashaj vetë i katërt, dhe Familja Qirjako ime vjehrre dhe im kunat vetë i katërt, si dhe shumë miq shqiptarë nga Shqipëria londineze, nga Kosova e viset e tjera Arbërore….Edhe pak muaj na ndajnë nga 18.07.2023, datë që do të shënojë edhe kthimin tim përfundimtar pas pensionimit në Shqipëri, këtu në Victoria, BC, Canada….Gjithsesi në çdo qelizë timen përjetësisht është gjurmëzuar Shqipëria dhe Shqiptarizma….Together forever!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 17 Shkurt 2025

Dashi Dite përgjithësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Duhet thënë se do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, mbetet e plagosur një vajzë

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Mabë. Sipas asaj që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik droge e grup kriminal, arrestohet në Pogradec 43-vjeçari i kërkuar në Itali

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë. A2 CNN…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përkujtimi i 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Qendrën Islamike Shqiptare në Harper Woods, Michigan

Në një atmosferë të mbushur me ndjenjë kombëtare dhe krenari, Qendra Islamike Shqiptare në Harper…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Veliajt, zbulohen kompanitë dhe OJF-të që përfituan 89 milionë euro të taksapaguesve të Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua të hënën me urdhër të Gjykatës së…

LEXO ME SHUME