Categories Lajme

VIDEO/ Foka e Mesdheut viziton bregdetin e Sarandës

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania” ka publikuar një video ku shihet për herë të parë Foka e Mesdheut përgjatë bregdetit të jugut të Shqipërisë. Në njoftimin e PPNEA-s bëhet me dije se kjo video është regjistruar prej peshkatarëve të zonës të cilët ushtrojnë pothuajse për çdo ditë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare.

“Informacionet e detajuara mbi vendndodhjen, kohën, si dhe karakteristikat fizike u morën gjatë intervistave në Sarandë, Ksamil dhe Himarë. Nga përgjigjet u pa se perceptimet mbi fokën ishin tepër pozitive dhe se banorët e zonës e mbështetnin mbrojtjen e këtij gjitari ujor.”– thuhet më tej në postim.

Postimi i Plotë: Gjatë vizitave për investigimin e pranisë së fokës së Mesdheut në jugun e Shqipërisë, PPNEA arriti të dëshmojë me video, praninë e saj në Sarandë. Ky dokumentim u sigurua pas intervistave me peshkatarët, zhytësit, banorët lokalë si dhe përfaqësues të bizneseve.

Filmimi është rregjistruar prej peshkatarëve të zonës, të cilët ushtrojnë çdo ditë aktivitetin përgjatë vijës bregdetare. Sipas tyre, gjatë këtij viti, ju është dhënë mundësia për të parë disa herë dy individë të përmasave të ndryshme. Duke u bazuar në përshkrimin e karakteristikave të trupit mendohet të jenë një individ adult dhe një tjetër i ri i Fokës së Mesdheut. Informacionet e detajuara mbi vendndodhjen, kohën, si dhe karakteristikat fizike u morën gjatë intervistave në Sarandë, Ksamil dhe Himarë.

Nga përgjigjet u pa se perceptimet mbi fokën ishin tepër pozitive dhe se banorët e zonës e mbështetnin mbrojtjen e këtij gjitari ujor. PPNEA do të angazhohet vazhdimisht për sigurimin e qetësisë, në mënyrë që këtij lloji të rrallë t’i ofrohen kushtet e përshtatshme për strehim dhe riprodhim përgjatë brigjeve shqiptare dhe i bën thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse do ta pikasin Fokën e Mesdheut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qyteti antik i Bylisit, thesari arkeologjik i Shqipërisë i panjohur nga turistët

Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, por pak i njohur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO\ “Shpella e Pëllumbasit”/ Policia gjen dhe shpëton turistët pas pesë orë kërkimesh

Shpella e Pëllumbasit, Tiranë, Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Policia ndihmon 5 turistë nga Mbretëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME