Categories Lajme

Qyteti antik i Bylisit, thesari arkeologjik i Shqipërisë i panjohur nga turistët

Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, por pak i njohur nga turistët vendas dhe të huaj. Qyteti që dikur ishte qendra e Ilirisë jugore ka sipërfaqen më të madhe të mozaikëve në Ballkan, të cilët këtë vit kanë nisur të zbulohen për vizitorët. Ndërtimi i një rruge të re pritet ta kthejë këtë qendër arkeologjike në një itinerar të rëndësishëm turistik.

Mbi një kodër të butë mbi rrjedhën e Vjosës, në zemër të Mallakastrës, nga ku shihet që nga Adriatiku deri në kufijtë shtetërorë të Shqipërisë me Greqinë, shtrihen rrënojat e qytetit antik të Bylisit.

Qyteti që jetoi gati dhjetë shekuj ka një harmoni të periudhave të ndryshme historike që nisin nga mesi i shekullit të IV para Krishti, kur mendohet se u themelua, duke shërbyer si qendra e Ilirisë jugore dhe deri në fundin e shekullit të VI-të pas Krishtit.

Mure madhështorë rrethues në një sipërfaqe mbi 2 kilometra dhe kulla mbrojtëse që flasin për mjeshtër të paarrirë të gurit, rrënojat e një teatri me rreth 7500 vende, një shëtitore gati 4 hektarë dhe stadium, por edhe tempuj dhe godina banimi dëshmojnë për një periudhë te hershme kur Bylysi ishte kryevendi i këtij rajoni, pasi kontrollonte udhëkalimet e kohës në luginën e Vjosës.

Ardit Shehu, përgjegjës i këtij parku thotë për Zërin e Amerikës se “sipërfaqja e Parkut arkeologjik të Bylysit është 32 hektarë. Bylisi përfaqëson një numër të madh monumentesh që janë nga shekulli i katërt para Krishtit. Monumentet e para të qytetit lidhen me teatrin, gjimnazin, stadiumin, shëtitoren dhe monumente të tjera që janë ngritur më vonë”.

Këtë vit Parku i Bylisit lidhet me rrugën kombëtare Levan -Tepelenë me një segment të ri gati 7 kilometër që ka nisur të rrisë vizitueshmërinë e këtij thesari arkeologjik të Shqipërisë gati të pashfaqur më parë si për turistët vendas edhe të huaj.

“Këtë vit ka patur edhe një rritje të numrit të vizitorëve, krahasuar me vitin e kaluar ne kemi dyfishin e të ardhurave. Jemi të kënaqur me infrastrukturën rrugore që na e bën tani të lehtë komunikimin në park. Kemi këtë vit edhe një rritje të numrit të guidave” , thotë përgjegjësi i Parkut Bylis Ardit Shehu .

Sipas studiuesve ndërtimi i kishave në shekullin e V pas Krishtit shënon një pikë kulmore për Bylysin.

Katedralja është nga më të mëdhatë në gjithë rajonin dhe është bazilika më e madhe paleokristiane e Shqipërisë.

“Bylysi, thotë Ardit Shehu , ka sipërfaqen më të madhe të mozaikëve rreth një mijë metër katrorë të cilët kanë nisur të zbulohen për vizitorët”.

“Në Bylys janë rreth një mijë metër katrorë mozaikë dhe këtë e bëjnë një qytet antik të veçantë në Shqipëri dhe më gjerë. Ne kemi menduar që duke filluar nga muaji prill ti hapim gradualisht mozaikët që të jenë të vizitueshëm si për turistët e huaj edhe ata vendas. Mozaikët janë në gjendje shumë të mirë dhe motivet e tyre janë tejet të larmishme”.

Mozaikët paraqesin kryesisht figura shpendësh dhe motive biblike që nga bariu i mirë që kujdesej për ligjet apo një skenë peshkimi.

Ndërsa vizitorë të pakët përshkojnë rrënojat e pesë kishave Albana Shala që jeton në Hollandë thotë se pëlqen të vijë në këtë park të jashtëzakonshëm.

“Unë tani jetoj në Hollandë. Sa herë vij në Shqipëri vij në Bylis me miq të ndryshëm jo vetëm nga Hollanda. Është nga parqet arkeologjike më të ruajtura mirë dhe më i pazbuluari deri tani”, thotë ajo.

Gërmimet arkeologjike në Qytetin antiktë Bylisit kanë zbuluar disa nga monumentet më të rëndësishme të tij, por studiuesit flasin se rreth 10% e qytetit është zbuluar deri tani.

Bylisi ka shumë për të ofruar dhe ende shumë për të zbuluar dhe siç thuhet në një nga mbishkrimet e gjetura antike “O i huaj, mos e shmang vështrimin nga bukuria e Bylisit.”

/Zëri i Amerikës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlloi me armë ndaj një automjeti të parkuar, shpallet në kërkim Fadil Ternova

Policia ka shpallur në kërkim Fadil Ternovën, pasi ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama jep lajmin: Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka hapur aplikimet për mësues të licencuar të gjuhës shqipe!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka hapur aplikimet për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Në sallën operative, babai mori lajmin”. Përse u vra polici 28-vjeçar? Autori ende në arrati

“Babai punonte në sallën operative të policisë së Fierit. Dje fatkeqësisht mori lajmin tragjik gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti/ Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit

Ditë e sotme priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ U mbaroi afati paraburgimit pa u gjykuar, lënë qelinë 32 persona të arrestuar për drogë

Gjykata e Posaçme ka liruar sot duke ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg…

LEXO ME SHUME