Nën masa të forta sigurie, ka nisur në Gjykatën e Durrësit procesi gjyqësor për dhënien e masave të sigurisë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të hipotekës në këtë qytet, të arrestuar për tjetërsime pronat dhe shpërdorim detyre.
Policia, përfshi edhe efektivë të forcave speciale kanë marrë nën kontroll zonën rreth gjykatës.
Të arrestuarit akuzohen se kanë tjetërsuar 68 mijë metra katrorë tokë shtëtërore, kryesisht në zonën turistike Gjiri i Lalzit dhe Kepi i Rodonit.
Mes të arrestuarve janë ish-drejtuesit e hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj, Etleva Nova, Ardian Kona, ish-kryetari i komunës Ishëm Sulejman Ibrahimi, si dhe ish-kryetar e anëtarë të komisionit të ndarjes së tokave në Bizë, juristë të hipotekës, hartografë e topografë
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim”.
Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë 5 viteve , nga viti 2013 e në vazhdim personat nën hetim kanë bashkëpunuar për të tjetërsuar tokën shtet përkundrejt përfitimit të vlerave të ndryshme monetare.