Categories Sport

Saul dhe Morata kthejnë entuziazmin tek Atletiko, të parët bashkë me Barçën

Merr fund seria e ndeshjeve pa fitore të Atletiko Madrid. Skuadra e Diego Simeones kishte barazuar tre sfida radhazi, por i ka dhënë fund kësaj serie sot përballë Atletik Bilbaos, për t’u kthyer përsëri në kreun e renditjes së kampionatit të cilin e ndan me Barcelonën.

Korrea ishte njeriu-asist në takimin e sotëm. Fillimisht ai dhuroi pasimin për golin e 1-0 të shënuar nga Saul në pjesën e parë të ndeshjes. Ndërsa në të dytën, me një pasim të përkryer i krijoi mundësinë Moratas që të dyfishonte shifrat e të siguronte këtë fitore të rëndësishme për skuadrën madrilene.

Kështu, Atletiko ngjitet në kuotën e 19 pikëve, po aq sa Barcelona e vendit të parë e cila këtë fundjavë e bëri pushim për shkak të shtyrjes së “El Clasico” me Realin. Megjithatë, të dy skuadrat mund të kalohen nesër nga një prej surprizave më të mëdha të sezonit, Granada, e cila ka 17 pikë, apo të arrihen nga Sociedad e Sevilja që kanë nga 16.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME