Categories Lajme

Viktima tek Ura e Dajlanit ishte goditur nga dy mjete, Policia: U zhvendos nga makina e dytë

Personi, qe u gjet i pajetë mbrëmë tek Ura e Dajlanit është aksidentuar nga dy mjete njëri pas tjetrit, teksa levizte me motor. Në njoftimin e Policisë së Durrësit thuhet se më herët një autobus  tip ‘Skania’ ishte përplasur me një motor në autostradën Tiranë-Durrës, në Shkozet, Për pasojë, mbeti viktime drejtuesi i motorit. Sipas Policisë, viktima 25 vjeç, me iniciale R.B,  pas autobusit u godit edhe nga një automjet tjetër, i cili e ka marrë trupin e të riut nga vendngjarja për ta hedhur në rrugë prane Urës së Dajlanit. ABC News ka siguruar edhe videon ku tregohet momenti kur trupi i pajetë hidhet nga mjeti në rrugë tek ura e Dajlanit. Në trupin e te riut ka shenja dhune dhe dëmtime të tjera. Ndërsa motori i viktimës është gjetur në vendin e aksidentit,  poshtë autobusit që e aksidentoi. Policia ka shoqëruar shoferin e autobusit për ta marrë në pyetje. Ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. ABC NEWS 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME