Një pallati gjashtëkatësh në Durrës i është fundosur kati i parë, ndërsa dyshohet se nën rrënoja gjenden dy gra. Kërkimet në këtë pallat kanë qenë të vështira, pasi ndërtesa ka pësuar fundosje gjatë gjithë kohës. Ndërkohë që policia ka evakuuar banorët e të gjithë zonës dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë, në mënyrë që të ndalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Pallati në fjalë ndodhet në lagjen numër 6 të qytetit të Durrësit, ku janë shpallur të pabanueshëm dhe 3 pallate të tjera.
