Categories Lajme

Video/”Gamisou, gamisou”, ekstremistët grekë sulmojnë gazetarin shqiptar

Dhjetëra e mijëra grekë protestuan në Athinë kundër marrëveshjes me Maqedoninë për emrin, që zgjidh mosmarrëveshjen mes dy vendeve dhe që pritet të votohet nga Parlamenti grek, javën e ardhshme.

Pak pasi protesta filloi, rreth orës 13:00, policia nisi të përdorte gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit jashtë godinës së Parlamentit, që thërrisnin “Maqedonia është greke” dhe valëvisnin flamuj grekë.

Ndërkohë që disa grupe ekstremistësh sulmuan verbalisht apo edhe fizikisht trupat e gazetarëve, përfshirë edhe ekipin e Top Channel gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga protesta.

Marrëveshja e Prespës është miratuar tashmë nga Parlamenti maqedonas dhe tani është radha e Greqisë për veprim. Marrëveshja u depozitua të shtunën në Parlament dhe nga e hëna nisin diskutimet që do të çojnë në miratimin apo jo të saj. Ndërsa qeveria dhe aleatët e saj po bëjnë përllogaritjet për gjetjen e votave të nevojshme, opozita është kundër dhe thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Protesta ishte një nga më të mëdhatë e mbajtura në Athinë në lidhje me marrëveshjen për emrin e Maqedonisë. Më shumë se 2000 policë ishin në dispozicion e përveç tyre edhe dronë, helikopterë dhe pajisjet e ujit me presion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME