Categories Lajme

VIDEO Gjermani\ E godasin, e shtyjnë dhe i djegin flokët, 13-vjeçarja dhunohet nga bashkëmoshatarët

Një tjetër rast i rëndë i dhunës dhe bullizmit ndaj një adoleshenteje është raportuar në Gjermani. Një video që po qarkullon në media tregon momentin kur një 13-vjeçare në Gjermani rrethohat nga disa vajza 14 deri në 17 vjeç të cilat e kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht atë. Siç shihet edhe në pamjet më poshtë, grupi i vajzave godasin, shtyjnë dhe poshtërojnë në mënyrën më mizore 13-vjeçaren. Ato gjithashtu shihen teksa në një moment i derdhin një pije në kokë dhe i shkundin hirin e cigares. Ndërsa në minutat e fundit të videos ato i djegin edhe flokët.

13-vjeçarja shihet në gjednje të rënduar psikologjike tëksa përpiqet që të mbrohet dhe u kërkon atyre të ndalojnë. Por në një moment njëra prej vajzave i drejtohet duke i bërtitur: “Ulu dhe më lut! Unë nuk do të të lërë të shkosh kaq lehtë”.

Ky rast i dhunës i cili ka tronditur opinionin publik në Gjermani, vjen në një moment kur vetëm një javë më parë disa bashkëmoshatare vranë me thikë shoqen e tyre në pyll. Policia gjermane ka identifikuar vajzat e përfshëria në aktin e rëndë, ndërkohë që viktima po merr kujdes mjekësor në spital. E ëma e 13-vjeçares ka thënë se torturimi mori fund falë ndërhyrjes së një kalimtari të guximshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME