Categories Lajme

VIDEO/ Incident në fushatë, sulmohet me gurë autobusi i kryebashkiakut të Stambollit

Autobusi i fushatës së kryetarit të Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, u sulmua teksa ai mbante një fjalim në bastionin konservator të Erzurumit, përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Imamoglu po mbante një fjalim nga autobusi, kur u detyrua të hynte brenda për t’u mbrojtur dhe më pas të largohej.

Imazhet në mediat sociale treguan se policia përdori ujë për të shpërndarë një grup njerëzish që vrapuan pas autobusit duke hedhur gurë. Mediat turke raportojnë se të paktën shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta.

Imamoglu, i cili po bën fushatë në emër të liderit të opozitës laike Kemal Kilicdaroglu, e quajti ngjarjen një provokim dhe kërkoi shpjegim nga zyrtarët lokalë.

Provinca kontrollohet nga partia me rrënjë islamike e presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Incidenti tregoi tensionet rreth votimeve parlamentare dhe presidenciale të së dielës së ardhshme.

Kryebashkiakut popullor të Stambollit i është premtuar një post zëvendëspresident nëse Kilicdaroglu fiton.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME