Një aksident i rëndë është verifikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13 mars në autostradën A14 në afërsi të Forli. Një autobus me refugjatë ukrainas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke shkaktuar 1 viktimë e disa të plagosur. Autobusi ishte nisur nga Ukraina me destinacion qytetin e Pescara në rajonin e Abruzzos. Viktima është një grua e re e cila kishte mbetur në anën e poshtme të automjetit të rrëzuar.


