Categories Lajme

VIDEO/ Kapet ‘piloti i Astirit’, ‘fluturonte’ me motor gjatë natës, si ranë në grackën e policisë 5 drejtues mjetesh

Policia e Shtetit ka njoftuar se pas kontrolleve të befasishme me qëllim identifikimin e mjeteve që ishin kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për banorët pranë rrugës ‘Migjeni’, ‘ditët e fundit janë konstatuar dhe proceduar 5 mjete të ndryshme për gara shpejtësie dhe zhurma shqetësuese, nga të cilat dy motomjete, njëri prej të cilëve shfaqet në pamjet e adresuara nga qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale duke bërë gara shpejtesie dhe manovra të rrezikshme në orët e vona’.

Reagimi i Policisë së Shtetit:

Nisur nga shqetësimet e përsëritura të qytetareve, për zhurmat shqetësuese dhe garat e shpejtësisë në orët e vona të darkës në rrugën “Migjeni”, Policia Rrugore e Tiranës ka  organizuar kontrolle të befasishme të alternuara edhe me mjete te pauniformuara me qëllim identifikimin e mjeteve që ishin kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për banorët pranë rrugës “Migjeni”.

Nga kontrollet policore, ditët e fundit  janë konstatuar dhe proceduar 5 mjete të ndryshme për gara shpejtësie dhe zhurma shqetësuese, nga të cilat dy motomjete, njëri prej të cilëve shfaqet në pamjet e adresuara nga qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale duke bërë gara shpejtesie dhe manovra të rrezikshme në orët e vona në rrugën “Migjeni”.

Policia e Shtetit është e vendosur dhe e angazhuar tërësisht për të krijuar një ambient social të sigurt  si dhe gjen mundësinë edhe njëherë të falenderojë qytetarët për besimin dhe denoncimet e shumta të adresuara në lidhje me rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit  rrugor dhe të cdo paligjshmërie tjetër që konstatohet.

Gjithashtu Policia e Shtetit apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor duke mbrojtur jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME