Categories Lajme

VIDEO/ “Kërkojmë një strehë të fusim kokën”, apeli i gruas me djalin e burrin invalidë

Shembja e godinave pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës ka lënë në qiell të hapur një pjesë të familjeve që jetonin aty prej 25 vitesh. Ata i bëjnë apel shtetit që ti trajtojë me bonus qiraje ose të pakten t’u sigurojë një strehë ku të fusin kokën.

Situata paraqitet e vështirë për Dilën e cila ka mbetur e pastrehë së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, të dy me probleme shëndetësore. “Që kur u shemb godina unë jam jashtë. Me burrin invalid dhe djalin e sëmurë. Plaçkat i kam çuar tek të njohurit, por vetë s’kemi ku të shkojmë. Kërkojmë një strehë të fusim kokën”, apelon ajo përmes Abc News.

Por si Dila ka edhe shumë banorë të tjerë që deri para pak ditësh jetonin tek godinat pranë Universitetit Bujqësor. Një pjesë e tyre shprehën se prej 3 ditësh kanë mbetur në qiell të hapur, ndërsa një pjesë tjetër kanë marrë shtëpi me qira të cilën e paguajnë vetë deri sa t’u dalë bonusi i qirasë.Në zonën pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës për shkak të amortizimit dhe dëmtimeve nga tërmeti ka nisur procesi i shembjes së 10 godinave, në 8 prej të cilave jetonin familjarë dhe 2 të tjera me studentë./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME